Kompania me seli në Shenzhen, e cila u fut në listën e zezë tregtare të SHBA në 2019, njoftoi të premten se gjeneroi 320.4 miliardë juanë (49.6 miliardë dollarë) të ardhura në gjysmën e parë të 2021. Është një rënie e ndjeshme nga 454 miliardë juanë që regjistroi Huawei në gjysmën e parë të vitit 2020.
Eric Xu, kryetari i rradhës i Huawei, tha në një deklaratë se kompania kishte vendosur qëllimet e saj strategjike për pesë vitet e ardhshme. "Qëllimi ynë është të mbijetojmë dhe ta bëjmë këtë në mënyrë të qëndrueshme," tha ai.

Huawei tha se regjistroi një marzh fitimi prej 9.8%, që është më i larti që nga viti 2019 dhe shtoi se performanca e përgjithshme ishte në përputhje me parashikimet.
Kryetari i Huawei tha se "qëllimi i kompanisë kineze të teknologjisë është të mbijetojë" pasi të ardhurat ranë pothuajse 30% në gjysmën e parë të vitit. Biznesi i Huawei është i ndarë në tre nënndarje: transportues, ndërmarrje dhe konsumator.
Kompania tha se biznesi i saj i transportuesit që ka qenë i përfshirë në llojin e shitjes së 5G dhe infrastrukturës tjetër të telekomunikacionit është rritur dhe pothuajse në mënyrë të qëndrueshme jashtë Kinës në gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, Kina, e cila është tregu i saj më i madh deri tani, ajo u ndikua nga vonesat në shpërndarjen e rrjetit 5G.