Fakti që agjencisë më të madhe të këmbimit të kriptovalutave të quajtur Binance i ishte ndaluar të kryente biznes në MB. Kjo është një nga arsyet që tregon goditjen e tregut të kriptove në mbarë botën.
"Binance Markets Limited tërhoqi aplikimin e tyre 5MLD më 17 maj 2021 pas angazhimit intensiv nga FCA," tha një zëdhënës i FCA për CNBC. "Veprimi i ndërmarrë sot në Binance Markets Limited ka qenë në proces për disa kohë."

Por ka disa nga mënyrat se si mund të ketë një shkëmbim të kriptomonedhave. Megjithëse Binance Markets Limited është e ndaluar të ofrojë shërbime të rregulluara në Britani, firmat e pa regjistruara mund të ndërveprojnë ende me konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar.
Një zëdhënës i Binance tha për CNBC: "Njoftimi i FCA UK nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet e ofruara në Binance.com ... Marrëdhënia jonë me përdoruesit tanë nuk ka ndryshuar."
“Ne kemi një qasje bashkëpunuese në punën me rregullatorët dhe i marrim shumë seriozisht detyrimet tona të pajtueshmërisë,” shtoi zëdhënësi. “Ne jemi aktivisht të informuar për ndryshimin e politikave, rregullave dhe ligjeve në këtë hapësirë të re. FCA ka deklaruar se Binance nuk lejohet të kryejë aktivitete të rregulluara në MB, "tha Laith Khalaf, analist financiar në AJ Bell, përmes emailit. “Vetë sigurimi i aksesit në kriptovaluta nuk është një aktivitet i rregulluar, por ofrimi i derivateve është, që me sa duket është aktiviteti që FCA po e shtrëngon”.
Sidoqoftë, MB nuk është i vetmi vend ku Binance po përballet me shumë probleme me këtë. Japonia kishte paralajmëruar gjithashtu Binance se ata po operojnë në vend pa asnjë leje nga qeveria. Kina gjithashtu kishte ndërmarrë hapin drastik për t'u siguruar që çdo minator i kriptomonedhave duhej të largohej nga vendi.